E premte, 18 Korrik, 2025
spot_img
HomeLajmeLirohen katër të akuzuarit për fajde, gjykatësi kishte marrë vërejtje publike për...

Lirohen katër të akuzuarit për fajde, gjykatësi kishte marrë vërejtje publike për zvarritje të lëndës

Katër të akuzuarit, Enver Abdullahu, Rrahim Sallahu, Fatlum Abazi dhe Bujar Abdullahu, janë shpallur të pafajshëm nga Gjykata Themelore në Prishtinë lidhur me akuzat për fajde.

“Të akuzuarit Enver Abdullahu, Rrahim Sallahu, Fatlum Abazi dhe Bujar Abdullahu lirohen nga akuza për veprat penale për të cilat janë akuzuar”, tha kryetari i trupit gjykues, gjykatësi Naser Foniqi, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Gjykatësi Foniq me rastin e shpalljes së aktgjykimi dha edhe arsyetim lidhur me vendimmarrjen e gjykatës.

“Trupi gjykues ka vlerësuar dëshmitë e të dëmtuarve dëshmitarëve dhe provave materiale, gjatë shqyrtimit gjyqësor, i dëmtuari Kushtim Musliu në tërësi ka deklaruar se ai nga të akuzuarit nuk ka pranuar fajde, por ka marrë hua, borxhe se i ka pasë të njëjtit shokë dhe njërin prej tyre edhe mik. Dhe, ka thënë se në Polici ka deklaruar ashtu siç ka deklaruar për shkak  se ka qenë në gjendje të rëndë për shkak të detyrimeve që ka pasur, të dëmtuarit gjatë procedurës janë deklaruar se i dëmtuari Behxhet ka thënë se edhe ai sa i përket më duket të akuzuarit Sallahu ka thanë se ai jo që nuk ka marrë para i ka dhanë para me fajde por përkundrazi i ka ndihmuar për të dal nga situata dhe i ka detyrime edhe tani dhe po ashtu i njëjti nuk ka kërkuar kompensim dëmi nëse të akuzuarit lirohen nga akuza, ku është arsyetimi i gjykatës dhe një arsyetim më të plotë besoj do ta marrni brenda afatit ligjor”, tha gjykatësi Foniqi.

Prezent në shpallje të aktgjykimit nuk ishte askush nga Prokuroria Themelore ndërkaq prezent ishin i akuzuari Rrahim Sallahu me avokatin e tij Hasan  Jashari si dhe i akuzuari Bujar Abdullahu me avokatin e tij Florent Latifaj.

Gjykatësi Foniqi gjithashtu njoftoi palët për të drejtën e ankesës palët e pakënaqura pasi që vendimin e gjykatës ta marrin në formë të shkruar.

Lidhur me këtë rast del se gjyqtari i çështjes, Naser Foniqi ta ketë pranuar për gjykim këtë lëndë më 10 korrik 2017 dhe se deri në ditë e shpalljes së vendimit del të kenë kaluar 8 vite apo 2930 ditë.

Të mbyllura për publikun kishin qenë edhe seancat e mbajtura më 1 dhjetor 2023, 5 shkurt 2024, 14 mars 2024, 17 prill 2024, 6 qershor 2024 dhe 20 maj 2025, si dhe me 15 korrik 2025.

Vërejtje:
Personat e përmendur në këtë artikull, sipas ligjeve të Republikës së Kosovës, konsiderohen të pafajshëm deri në vendimin e formës së prerë nga gjykata.

The post Lirohen katër të akuzuarit për fajde, gjykatësi kishte marrë vërejtje publike për zvarritje të lëndës appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT