Lirohen dy shtetasit serbë të ndaluar në Koshare

news image

Dy shtetas të Serbisë që u ndaluan të premten në zonën e Kosharës janë liruar pas procedurave të verifikimit nga Policia e Kosovës.

Lajmin e ka konfirmuar për Sinjalin zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, i cili bëri të ditur se pas kontrollit të kryer dhe konsultimit me Prokurorinë, nuk është konstatuar asnjë element i shkeljes ligjore.

“Mbrëmë, në Koshare, njësitë policore kanë ndaluar për verifikim dy shtetas të Serbisë. Personat e ndaluar janë shoqëruar në Stacionin Policor në Gjakovë, ku janë kryer procedurat e nevojshme. Pas konsultimit me prokurorin e shtetit dhe verifikimit të plotë, dhe pasi nuk është gjetur ndonjë element i ndonjë shkelje ligjore të njëjtit janë liruar”, tha Elezaj për Sinjalin.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/