E enjte, 11 Dhjetor, 2025
spot_img
HomeLajmeLirimi me kusht i Isni Kilajt, OVL UÇK i gëzohet lajmit

Lirimi me kusht i Isni Kilajt, OVL UÇK i gëzohet lajmit

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK i është gëzuar lajmit për lirimin me kusht të Isni Kilajt nga Gjykata Speciale.

Në një reagim, veteranët thonë se vendimi rikthen të drejtën që i është mohuar padrejtësisht Kilajt dhe bashkëluftëtarëve të tjerë që po mbahen në Hagë.

“Ky vendim rikthen një të drejtë të tij që i është mohuar padrejtësisht për një kohë të gjatë, njësoj siç po vazhdon të mohohet edhe për bashkëluftëtarët e tjerë që mbahen ende në paraburgim”.

“Për ne, ky zhvillim përbën një hap drejt reflektimit të domosdoshëm nga ana e kësaj gjykate, e cila deri më tani ka refuzuar të respektojë të drejta të garantuara me ligjet dhe Kushtetutën e Republikës së Kosovës”, theksohet në reagimin për media të kësaj organizate..

Isni Kilaj u lirua sot me kusht nga Specialja nën dorëzaninë prej 40 mijë eurosh, njofton Klankosova.tv.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT