Gazetari, Lirim Mehmetaj ka njoftuar hapjen e një mediumi të ri, emrin e të cilit ia ka vendosur “VOX Kosova”.
Mehmetaj, si një bashkëpunëtor i Klan Kosovës dhe thuajse të gjitha mediave kosovare, po e pasuron këtë lëmi edhe më shumë, duke i dhënë energji të re informimit të audiencës në Kosovë e më gjerë.
Ai premton se ky medium do të jetë transparent, derisa shton se materialet e punuara do të transmetohen në faqen e tij zyrtare në Facebook, deri të startojë zyrtarisht ky medium.
“Faleminderit për përkrahjen e vazhdueshme”, ka shkruar ndër të tjera themeluesi i “VOX Kosova”.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>