Thursday, February 19, 2026
spot_img
HomeLajme“Liria ka emër”, Rama shpërndan fjalën e fundit të Thaçit në Hagë

“Liria ka emër”, Rama shpërndan fjalën e fundit të Thaçit në Hagë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka shpërndarë në rrjetet sociale fjalën përfundimtare të Hashim Thaçit para trupit gjykues në Hagë.

“Liria ka emër”, ka shkruar ai.

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi , fjalën e tij të fundit para Speciales të mbajtur sot e nisi me urimin për Pavarësinë dhe e vazhdoi me deklarimin për pafajësinë e plotë për të gjitha akuzat për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, të ngritura nga Zyra e Prokurorit të Specializuar.

“Të nderuar gjyqtarë, për vjet vite në këtë sallë të gjyqit i keni dëgjuar akuzat e Prokurorisë dhe argumentet e mbrojtjes. Ju i keni parë faktet, ju e keni dëgjuar të vërtetën. Është vetëm një e vërtetë: akuzat nuk qëndrojnë. Unë jam plotësisht i pafajshëm”, tha mes tjerash ai.

 

Njeriu që shpalli Pavarësinë, 18 vjet pas mbron luftën e UÇK-së: Hashim Thaçi ‘dridh’ muret e Hagës (VIDEO)

 

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT