17:18 / E Premte, 25 Prill 2025 / Gj. Sh
Gara në Ligën e Parë – Grupi A po bëhet edhe më interesante.
Dy skuadrat të cilat po luftojnë për tu inkuadruar në Superligë, Liria e Trepça ’89, kanë marrë nga tre pikë të reja, shkruan IndeksOnline.
Skuadra prizrenase shënoi fitore para tifozëve vendas ndaj Trepçës, me rezultat 1-0.
Ishte Diar Nikqi i cili realizoi golin e fitores për Lirënë.
Ndërsa Trepça ’89 e mposhti Vëllaznimin me rezultat 2-0.
Golat për skuadrën mitrovicase i shënuan Milazim Bajraktari dhe Ardian Hasani.
Liria tashmë ka 46 pikë duke u barazuar me Drenicën, derisa Trepça ’89 renditet e treta, me 43 pikë./IndeksOnline/