E mërkurë, 4 Qershor, 2025
spot_img
HomeLajmeLinjat ajrore goditen nga pasiguritë ekonomike, IATA ul projeksionet globale

Linjat ajrore goditen nga pasiguritë ekonomike, IATA ul projeksionet globale

Shoqata Ndërkombëtare e Transportit Ajror (IATA) ka rishikuar në ulje parashikimet për trafikun dhe fitimet e linjave ajrore për vitin 2025, duke theksuar pasiguritë ekonomike globale si shkak kryesor, shkruan Gazeta Sinjali.

Në takimin vjetor në New Delhi, IATA njoftoi se numri i udhëtimeve ajrore këtë vit pritet të jetë më pak se pesë miliardë, krahasuar me parashikimin e mëparshëm prej 5.22 miliardë.

“Gjysma e parë e vitit ka sjellë pasiguri të konsiderueshme në tregjet globale,” tha Drejtori i Përgjithshëm i IATA-s, Willie Walsh. Megjithatë, ai theksoi se ky rezultat tregon qëndrueshmërinë e industrisë.

Fitimet e përgjithshme të linjave ajrore parashikohen të arrijnë në 36 miliardë dollarë – 600 milionë më pak se sa ishte parashikuar. Po ashtu, të ardhurat nga aviacioni komercial pritet të arrijnë 979 miliardë dollarë, duke mbetur nën pragun e 1 trilion dollarëve të parashikuar më herët.

Walsh u bëri thirrje qeverive të shmangin rritjen e tarifave që mund të dëmtojnë sektorin e aviacionit, në një klimë të ngarkuar me sfida ekonomike dhe tensione tregtare.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT