E diel, 20 Prill, 2025
spot_img
HomeSportLindon Emerllahu, futbollisti i 2024-ës - FFK-ja prezanton edhe formacionin e vitit

Lindon Emerllahu, futbollisti i 2024-ës – FFK-ja prezanton edhe formacionin e vitit

Mesfushori i Ballkanit, Lindon Emerllahu, është shpallur “Futbollisti më i mirë i vitit 2024” nga Federata e Futbollit të Kosovës.

Përveç këtij çmimi, Emerllahu është future edhe në formacionin më të mirë të vitit 2024.

Në formacionin më të mirë të vitit 2024, janë edhe portieri Faton Maloku, mbrojtësi i djathtë, Besnik Krasniqi, qendërmbrojtësit Ilir Krasniqi dhe Lumbardh Dellova, ndërsa mbrojtësi i majtë, Arlind Veliu.

Si mesfushor i djathtë në formacionin më të mirë të vitit është Drilon Hazrollaj, ndërsa në qendër janë Albert Dabiqaj e Lindon Emerllahu, kurse mesfushor i majtë është Almir Ajzeraj.

E, sulmi në formacionin e vitit 2024 përbëhet nga dyshja Muhamet Hyseni dhe Mevlan Zeka.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT