Arben Limanaj, kandidati për kryetar të Klinës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës në “Edicionin Special” në Klan Kosova shpalosi programin e tij me të cilin synon ta udhëheq qytetin.
Limanaj tha se pjesë e rëndësishme e programit të tyrë është uji i pijshëm dhe ujërat e zeza, problem që ka mbetur i pazgjidhur, sipas tij, që nga pas lufta.
Prioritet tha se e kanë edhe përmirësimin cilësisë në arsim, përmirësimin e shërbimeve shëndetësore si dhe subvencionimin e OJQ-ve dhe klubeve sportive.
“Programi i LDK-së për zgjedhjet e 12 tetorit përmban segmentet më të rëndësishme me të cilat menaxhon komuna e Klinës, duke përfshirë, arsimin, shëndetësinë, kulturën, rininë, sportin, urbanizimin, katastrin, kulturën si dhe segmente të tjera të cilat administrohen në komunën e Klinës. Rëndësi do t’i japim disa prioriteteve si uji i pijshëm”, tha Limanaj.
Tutje, Limanaj përmendi edhe ngrohtoret në shkollat në Klinë, atje ku sipas tij, ende për ngrohje përdoret stufa.
Limanaj poashtu premtoi edhe intervenime në disa rrugë të Klinës.
Ndiqeni videon për më shumë:
The post Limanaj nga LDK: Prioritet në Klinë i kemi ujin e pijshëm dhe ujërat e zeza (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.