Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka kërkuar shkarkimin e Kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, duke e akuzuar se ka fyer historinë e Kosovës përmes punimeve të tij shkencore.
Në një deklaratë në ATV, Limaj tha se Basha nuk e meriton të mbajë një post publik për shkak të qëndrimeve të tij ndaj historisë së vendit dhe vlerave kombëtare.
“Ti nuk mundesh me qenë kryetar Kuvendi, i cili ka pasë punim shkencor që ka fyer, shtrembëruar, etiketuar dhe akuzuar historinë e kombit të vet dhe gjithë qytetarët e Kosovës. Nuk kam pa fyerje më të madhe”, deklaroi Limaj.
Ai shtoi se çdo individ që kandidon për pozita shtetërore duhet të ketë një të kaluar të pastër dhe të mos ketë sulmuar kurrë vlerat mbi të cilat është ndërtuar shteti i Kosovës.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!