E mërkurë, 25 Qershor, 2025
spot_img
HomeLajmehttps://klankosova.tv/limaj-jemi-vonuar-te-ulemi-e-te-dalim-me-marreveshje-politike/Limaj: Jemi vonuar - të ulemi e të dalim me marrëveshje politike...

https://klankosova.tv/limaj-jemi-vonuar-te-ulemi-e-te-dalim-me-marreveshje-politike/Limaj: Jemi vonuar – të ulemi e të dalim me marrëveshje politike – Klan Kosova

Pas seancës së 37-të të dështuar për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka folur para mediave.

Limaj theksoi se vendi po hyn në një fazë të rrezikshme për shkak të mosveprimit dhe se është urgjente që partitë të lënë mënjanë kalkulimet e të ulen për të arritur një marrëveshje, njofton Klankosova.tv.

“Dalëngadalë duhet të largohemi nga kalkulimet dhe lojërat me fjalë. Duhet të përqendrohemi, sepse përndryshe nuk do ta përmbushim atë që pret qytetari i Kosovës, atë që e pret shteti i Kosovës. Jemi shumë të vonuar. Duhet të ulemi dhe të arrijmë një marrëveshje politike”,  deklaroi Limaj.

The post Limaj: Jemi vonuar – të ulemi e të dalim me marrëveshje politike appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT