Limaj: Janë zbehur raportet me ShBA-në, nuk duhet të vihen në testim marrëdhëniet mes dy shteteve (VIDEO)

Limaj: Janë zbehur raportet me ShBA-në, nuk duhet të vihen në testim marrëdhëniet mes dy shteteve (VIDEO)

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka deklaruar se pas ndërprerjes së Dialogut Strategjik të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Kosovën, pret që Qeveria e re që do të formohet pas zgjedhjeve të 9 shkurtit të punojë më shumë për ruajtjen e raportit miqësor me shtetin amerikan.

Në emisionin “Jehona Politike” në Klan Kosova, ai ka deklaruar se nuk duhet të bëhen testime në marrëdhëniet me partnerët perëndimorë.

“Fatkeqësisht janë zbehur, shpresoj që me qeverisjen e re do të ketë reflektime, do të kthehet partneriteti, pozicioni i Kosovës, pak a shumë të tejkalohet dhe të mos vihen në testime marrëdhëniet Kosovë–ShBA. Nuk kemi nevojë të bëjmë këso testimesh.”

“Duhet të jemi të kujdesshëm me hapat që i marrim, t’i ruajmë partneritetet tona, të mos testojmë njëri-tjetrin, dhe hapat që në syrin tonë janë të drejtë, duhet të jenë të koordinuar, në bashkëpunim me të tjerët, që të jepen sqarime të nevojshme për hapat që i marrim”, tha Limaj. /Klankosova.tv

The post Limaj: Janë zbehur raportet me ShBA-në, nuk duhet të vihen në testim marrëdhëniet mes dy shteteve (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.