E shtunë, 26 Korrik, 2025
spot_img
HomeLajmeLimaj i emocionuar flet për intervistën e Thaçit, e quan president

Limaj i emocionuar flet për intervistën e Thaçit, e quan president

Kryetari i Nismas, Fatmir Limaj ka komentuar intervistën ultra ekskluzive të ish-presidentit Hashim Thaçit në “Rubikon” me Adriatik Kelmendin.

Ai para mediave tha se këtë intervistë për të dhe patriotët e Kosovës ishte një përmallim, transmeton Klankosova.tv.

“Mesazhet e tij kanë qenë të jashtëzakonshme, mesazhe që shpresoj dhe besoj që njerëzit e thjeshtë dhe në politikë ta kuptojnë drejtë. Mbrëmë e kam përcjell me ndjenja të përziera të krenarisë, të asaj që kemi bërë dhe që kam qenë pjesë me të. Kisha ndjenja të trishtimit e mërzie. Ai bashkë me bacën Jakup e Rexhepin e Kadrinë është dashur të jenë këtu”, u shpreh ai.

Limaj shtoi se kush e kupton, Thaçi ka folur shumë.

“më e rëndësishmja që e ka thënë edhe këtu, liderët janë të përkohshëm Kosova është e përjetshëm, nëse del nga goja e themeluesit të shtetit, besoj që edhe këta duhet ta kuptojnë”, tha Limaj.

“Po na mungojnë ata zëra racional në Kosovë, kemi mbetur si në një uazë jetime këtu, të atyre që e dinë se çfarë është politika. Politika nuk është urrejtje”, tha ai.

The post Limaj i emocionuar flet për intervistën e Thaçit, e quan president appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT