Limaj: Historia e Kosovës nuk mund të shkruhet nga akuzat e padrejta

Limaj: Historia e Kosovës nuk mund të shkruhet nga akuzat e padrejta

Sot me fillim nga ora 14:00, në Hagë do të mbahet një protestë kundër padrejtësive ndaj ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen atje.

Përkrahje kësaj proteste përkrahje i dha edhe Fatmir Limaj. një nga ish-eprorët e Ushtrisë Çlirimtare njëherësh kryetar i Nismës Socialdemokrate.

“Unë jam me ta, pa asnjë rezervë, në mbrojtje të vlerave të luftës sonë çlirimtare, të sakrificës dhe dinjitetit kombëtar”, deklaroi ai.

Limaj tha se historia e Kosovës nuk mund të shkruhet nga akuzat e padrejta.

“Lufta jonë ka qenë dhe mbetet luftë çlirimtare e drejtë, për liri dhe demokraci, e përkrahur nga miqtë dhe aleatët tanë që njohën të vërtetën e kauzës sonë”, theksoi ai.

The post Limaj: Historia e Kosovës nuk mund të shkruhet nga akuzat e padrejta appeared first on Klan Kosova.