Kreu i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj në “Rubikon” në Klan Kosova foli për një “luftë speciale”, siç e quajti ai, duke thënë se përmes saj po preken të arriturat më të rëndësishme të shtetit.
Sipas Limajt, nga kjo “luftë speciale”, Kosova ka qenë e ekspozuar tash e 20 vite, duke nënvizuar se kjo luftë, madje i ka arritur disa objektiva.
“Kosova ka qenë ekspozuar tash e 15/20 vite në një luftë speciale, vendi jonë ka qenë i ekspozuar dhe i atakuar nga kjo luftë speciale, për të atakuar e prekur të arriturat e vendit tonë, siç ka qenë liria, procesi i ndërtimit të pavarësisë, dhe kontestimi i pavarësisë dhe kundërshtarët e lirisë dhe pavarësisë, as nuk kanë heshtur e as nuk heshtin. Një luftë speciale që ka arritur disa objektiva, ka arritur me ndërru dhunshëm skenën politike në Kosovë, nuk është e dhunshme me marrë pushtetin pa votë, por kur ta krijon narracion shpifës”, tha Limaj.
Limaj, ndër tjerash, gjatë kësaj interviste nënvizoi se asnjëherë nuk e ka mbështetur kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin.
Ndiqeni videon për më shumë detaje;
The post Limaj flet për luftë speciale në Kosovë: Po preken të arriturat më të rëndësishme të shtetit (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.