Lille ka realizuar fitore ndaj Sturm Grazit në xhiron e gjashtë të Ligës së Kampionëve.
Ndonëse u mungoi ylli kosovar, Edon Zhegrova, francezët arritën t’i mbajnë tri pikë në shtëpi.
Ata ishin duke fituar 2:0 përmes golave të Osame Sahraouit dhe Mitchell Bakkerit në minutat 37’ dhe 45+2’.
Mirëpo, austriakët u kthyen në lojë përmes Otar Kiteishvilit që shënoi në minutën 45+4’, dhe Mika Bierethit në të 47-tën.
Në minutën e 81-të, Lille arriti të kthejë njëherë mirë epërisnë përmes Hakon Arnar Haraldssonit.
Ata tani gjenden në pozitën e gjashtë me 13 pikë, teksa klubi nga Grazi në të 29-tin me vetëm tre sosh.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>