Lille ia vendos çmimin Zhegrovës

Lille ia vendos çmimin Zhegrovës

Lille, ia ka vendosur çmimin Edon Zhegrovës.

Sipas mediave italiane, ata që janë të interesuar për Zhegrovëm duhet t’i japin 40 milionë euro.

Ditë më parë, 25 vjeçari ka konfirmuar se nuk do ta vazhdojë kontratën e klubin aktual, duke i rritur gjasat për të ndërruar ambient gjatë verës.

Për shërbimet e anësorit “Dardan”, interesim të madh ka shprehur edhe ekipi italian Napoli, por që transferi dështoi në janar.

Edon Zhegrova së fundmi u kthye nga një lëndim.

Ai i ka zhvilluar 21 ndeshje në të gjitha garat me Lillen duke i shënuar 8 gola, ndërsa i ka bërë edhe 2 asistime.

Kontrata e tij me Lille-in skadon pas një viti.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>