Kanë mbetur edhe pak muaj dhe më pas ai do të largohet: Edon Zhegrova do të ketë të drejt të largohet nga Lille në fund të këtij sezoni.
Yllit kosovar, të cilit nuk iu lejua largimi gjatë janarit për t’iu bashkuar Napolit, do të ketë të drejt largimi gjatë verës që po vjen.
Për këtë siguron mediumi francez “L’Equipe”.
25 vjeçari iu nënshtrua një intervenimi kirurgjik në janar, ndërsa është duke u përgatitur të rikthehet në ekipin e Lillet në momentet kyçe të sezonit.
Përfaqësuesi kosovar po punon që të jetë gati për ndeshjen e së tetës së finales kundër Borussia Dortmundit më 4 e 12 mars.
Presidenti i klubit, Olivier Létang u mundua ta bindte lojtarin që ta vazhdojë kontratën me përmirësim të kushteve, por në fund palët ranë dakord që të ndahen pas qershorit të këtij viti pasi lojtari refuzoi ta hidhte të zezën mbi të bardhë.
Tash, Létang ia ka konfirmuar lojtarit se do ta lënë të largohet nëse merr oferta, që është e logjikshme se do të arrijnë.
Interesimin më të madh për anësorin kosovar e ka shfaqur Napoli, por atë në Itali e pëlqejnë edhe Juventusi e Milani.
Gjithashtu, “Messin e Kosovës” e vëzhgojnë me kujdes edhe klubet gjermane dhe ato angleze.
Mbetet të shihet se cila do të jetë e ardhmja e 25 vjeçarit, i cili është i gatshëm për hapin e radhës në karrierë.
! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);