Gjykata Themelore në Ferizaj ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit A.L., i cili dyshohet se ka kryer veprën “ushtrimi i ndikimit”.
Në njoftimin e Gjykatës thuhet se pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit për Krime të Rënda, Sahit Krasniqi, ka vlerësuar se ekziston dyshimi i bazuar, se më datë 17 mars 2023 në Prishtinë, në mënyrë të drejtpërdrejt ka kërkuar para për vete që të ushtroj ndikim të padrejtë në vendimmarrjen e personit zyrtar, në atë mënyrë që pas arrestimi të të pandehurit E.S., dhe caktimit të paraburgimit nga ana e gjykatës, është takuar me vëllain e të pandehurit G.Z., prej të cilit ka kërkuar 40 mijë euro, që të ushtroj ndikim të padrejtë në vendimmarrjen e personave zyrtar, gjyqtar e prokuror për ta liruar nga paraburgimi të pandehuri E.S., i cili gjendej në Q.P.Gj sipas aktvendimit të Gjykatës Themelore në Ferizaj, për shkak të dyshimit të bazuar se do të ketë kryer veprën penale “fajdeja” dhe veprën penale “shmangia nga tatimi” edhe pse ndikimi i supozuar nuk është realizuar, transmeton Klankosova.tv.
Ndaj të pandehurit është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaj.
“Me këtë rast palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij”, thuhet tutje në njoftim.
Ferizaj: Prokuroria kërkon paraburgim për të dyshuarin për “ushtrim ndikimi” (VIDEO)
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>