Ligjvënësi i Zimbabvesë vdes pas përplasjes së veturës me elefant, katër deputetë të tjerë lëndohen

news image

Ligjvënësi i opozitës në Zimbabve dhe poet i njohur, Desire Moyo, ndërroi jetë pasi automjeti me të cilin udhëtonte u përplas me një elefant, raportojnë mediat lokale.

Aksidenti ndodhi në mëngjesin e së premtes gjatë udhëtimit përgjatë autostradës Bulawayo-Gweru. Moyo vdiq në vendngjarje, ndërsa katër kolegë të tij ligjvënës mbetën të plagosur.

Deputeti Discent Bajila tregoi se automjeti u godit nga elefanti nga pas dhe më pas u sulmua, çka shkaktoi dëmtimet fatale të Moyo-s.

Desire Moyo ishte anëtar i partisë opozitare Koalicioni i Qytetarëve për Ndryshim (CCC), shërbente në komitetin parlamentar për sport, rekreacion, arte dhe kulturë dhe përfaqësonte zonën zgjedhore Nkulumane në Bulawayo. Ai ndërroi jetë vetëm një ditë para ditëlindjes së tij të 46-të.

Kryetari i Bashkisë së Bulawayos, David Coltart, e përshkroi Moyo-n si një “udhëheqës ikonik dhe krijues”, ndërsa mediat shtetërore e vlerësuan atë si poet, edukator dhe administrator arti i cili kontribuoi në zhvillimin e sektorit krijues në Zimbabve.

Ligjvënësit e tjerë të përfshirë në aksident u dërguan në spital për trajtim.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/