Ekipi basketbollistik i flamurtarit në kategorinë e femrave e ka mposhtur Pejën në kuadër të Ligës Unike me rezultat prej 66:82.
Flamurtari e nisi mirë ndeshjen duke e fituar çerekun e parë me shtatë pikë diferencë, konkretisht 11:18, ndërsa 10-minutëshin e dytë, Peja e fitoi me një pikë epërsi, 28:27.
Ndërsa, Flamurtari i fitoi dy çerekët e fundit, me rezultat 12:18 dhe 15:19, ku u dallua basketbollistja Thomas e cila shënoi 24 pikë, vodhi 10 topa dhe dhuroi dy asistime.
Teksa te Peja, lojtarja më e dalluar në parket ishte amerikania Joseph e cila shënoi 17 pikë, vodhi 11 topa dhe dha dy asiste.
Me këtë fitore, Flamurtari gjendet në pozitën e dytë me tetë pikë, ndërsa Peja pozicionohet e katërta me një shtatë sosh.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>