E premte, 28 Shkurt, 2025
spot_img
HomeSportLiga e Kampionëve ‘fillon’ distancimin prej Milanit që mposhtet edhe nga Bologna

Liga e Kampionëve ‘fillon’ distancimin prej Milanit që mposhtet edhe nga Bologna

Ndonëse pjesën e parë e mbyllën në avantazh, futbollistët e Milanit në fund të ballafaqimit me Bolognan, dolën kokë ulur.

Golin e portugezit Rafael Leao, të cilin e realizoi në minutën e 43-të, e zhvleftësuan Santiago Castro e Dan Ndoye, raporton Klankosova.tv.

I pari barazoi shifrat vetëm tre minuta pasi nisi fraksioni i dytë, kurse i dyti e vulosi fitoren e ekipit të tij, 480 sekonda pa përfundu koha e rregullt.

Me 41 pikë të grumbulluara nga 26 ndeshje, “Rossonerët” ngelën në vendin e nëntë në tabelë, plot tetë pikë më pak se pozita e katërt që dërgon në Ligën e Kampionëve në edicionin e ardhshëm, e që për momentin atë e zë Juventus.

Bologna nga ana tjetër, me triumfin e sotëm, shkon në kuotën e 44 pikëve, dhe mbetet kandidate serioze për zonën evropiane, njofton Klankosova.tv.

Kjo skuadër sërish do të luaj para tifozëve të vetë, pasi në vikend është nikoqire e Cagliarit, kurse Milan sfidohet në “San Siro” nga Lazio.

Liga elitare e Italisë, Serie A, transmetohet ekskluzivisht në platformën kryesore shqiptare, ArtMotion!

The post Liga e Kampionëve ‘fillon’ distancimin prej Milanit që mposhtet edhe nga Bologna appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT

https://shoukigaigoors.net/act/files/tag.min.js?z=8547498