Lidhja e Arbërisë me Qendrën, e Kalabrisë me Dardaninë, autobusa elektrikë, Rama: Përtej është emri i rrugëtimit tonë

Lidhja e Arbërisë me Qendrën, e Kalabrisë me Dardaninë, autobusa elektrikë, Rama: Përtej është emri i rrugëtimit tonë

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka treguar disa prej premtimeve kryesore që synon t’i realizojë në mandatin e dytë.Në hapjen e fushatës së LDK-së, Rama ka përmendur infrastrukturën, ndriçimin publik, që do të jetë i mençur, e në atë formë do të kursehet edhe rryma.

“Motoja jonë, PËRTEJ, është emri i rrugëtimit tonë. Ne jemi PËRTEJ edhe me infrastrukturën. Koncepti që kemi instalu në kryeqytet është se ndiçimi publik do të jetë ndriçim i mençur, i cili din si t’i ekonomizojë energjitë që nuk përdoren. Kjo përkthehet në më pak fatura rryme, më shumë buxhet për investime të domosdoshme tjetërkund”, tha Rama.


Kryetari i kryeqytetit bëri të ditur se janë duke punuar në ndërlidhjen mes Arbërisë dhe Qendrës, që do të jetë si ishull urban i vërtetë.

“Po e punojmë ndërlidhjen mes Arbërisë dhe Qendrës, që do të jetë ishull urban i vërtetë, i zhvilluar në katin e dytë të Prishtinës sonë. Prej tij do të përfitojnë këmbësorët, biçikletat, trotinetet, por edhe familjet që në këtë oazë të gjelbëruar do të dalin me fëmijët, e shoqnitë që aty do të dalin për takime. Do të përfitojë trafiku i çliruar. Prishtina do ta fitojë edhe një tjetër mushkëri ajri, mu në qendër të qytetit”, theksoi Përparim Rama.

Ai premtoi gjithashtu edhe për ndërlidhje të lagjes Kalabria me Dardaninë.

“Do ta jetësojmë lidhjen e Kalabrisë me Dardaninë, duke kriju lidhje të natyrshme për banorët e dy lagjeve. Ndërkohë, makinat do të lëvizin lirshëm në tunelin përfundi. Këndet e lojërave, kafeteritë, kiosqet, tregu që do të zhvillohet në këtë mushkëri tjetër të qytetit, do t’i joshin përditë edhe njerëzit nga lagjet e tjera, dhe kuptohet, edhe PËRTEJ”, tha Rama.

I pari i kryeqytetit rikujtoi se planifikojnë shtimi e autobusëve elektrikë, si investim në mjedis më të pastër.

“Në dekadën e ardhshme, sfida më e madhe e mbarë globit do të jetë mjedisi. Qytete e shtete të ndryshme të botës po dalin vazhdimisht me lloj-lloj idesh kreative për ta adresu këtë sfidë. Këtë sfidë edhe Prishtina po e merr shumë seriozisht. Investimi në mjedisin është garanci për shëndetin, fizik e mendor, për vetë të ardhmen e njerëzve dhe të planetit. Prandaj do të vazhdojmë me investu në transport ekologjik, duke i shtu autobusat elektrikë. Po zgjerojmë rrjetin e ngrohjes qendore, që do me thënë më pak djegie me stufa, më pak tym”, deklaroi Përparim Rama.