E diel, 13 Korrik, 2025
spot_img
HomeLajmeLidhësja e djepit i rrëshqiti deri te qafa, detaje nga vdekja e...

Lidhësja e djepit i rrëshqiti deri te qafa, detaje nga vdekja e foshnjës nga Malisheva (VIDEO)

Lidhësja iu vendos për t’ia mbajtur duart, por i rrëshqiti deri te qafa e frymën ia ndali.

E dëmtimeve që pësoi e lidhur në djep, një foshnje 9 muajshe, nuk arriti të ju bëjë ballë, ani se u trajtua gati për 2 javë në intensivën pediatrike.

E vogla nga Malisheva, që dyshohet se u ngulfat në gjumë, vdiq në QKUK, të premten.
Ndryshimet në gjendjen e vajzës që nuk arriti ti mbushë 1 vjet, i kishte vërejtur stërgjyshi i saj, që sipas burimeve të Klan Kosovës, kishte gjetur foshnjën në djep me lidhësen që i kishte rrëshqitur tek fyti.

Gjithë ky rast fatkeq ndodhi tek dajtë e bebes, në Gjinoc në Suharekës, derisa për të ditur krejt çka ndodhi po merren edhe organet e rendit në Prizren, qytet ku edhe ishte dërguar për mjekim fillimisht.

Për këtë tragjedi, televizioni kontaktoi me familjen, mirëpo të njëjtit refuzuan të flasin për shkak të ndjeshmërisë së rastit.

The post Lidhësja e djepit i rrëshqiti deri te qafa, detaje nga vdekja e foshnjës nga Malisheva (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT