Një sulm i armatosur në një stacion autobusi në Jerusalem ka shkaktuar vdekjen e gjashtë personave dhe plagosjen e dhjetëra të tjerëve, duke shkaktuar reagime të shumta ndërkombëtare.
Presidenti francez Emmanuel Macron, në një postim në X, dënoi fuqishëm sulmin dhe shprehu ngushëllimet për të prekurit. Ai theksoi: “Spirala e dhunës duhet të marrë fund. Vetëm një zgjidhje politike do të sjellë paqen dhe stabilitetin për të gjithë në rajon.”
Ministri i Jashtëm gjerman, Johann Wadephul, u shpreh i “thellësisht i tronditur” dhe uroi të plagosurve “shërim të shpejtë”.
Ambasadori i SHBA-së në Izrael, Mike Huckabee, tha se ishte “i tmerruar” nga sulmi dhe shtoi: “Ne qëndrojmë me Izraelin kundër kësaj egërsie.”
Edhe Ministria e Jashtme e Emirateve të Bashkuara Arabe dënoi sulmin, duke riafirmuar “refuzimin e tyre të përhershëm të të gjitha formave të dhunës”.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!