Në një ngjarje të mbajtur sot, akademiku Isa Mustafa ka prezantuar librin e tij me titullin “Konvergjenca ekonomike e Kosovës me Bashkimin Evropian”, i cili trajton aspekte kyçe të zhvillimit ekonomik të Kosovës dhe afërsinë me Bashkimin Evropian.
Pjesëmarrës në këtë ngjarje ishin figura të njohura nga jeta akademike dhe politike, të cilët diskutuan përmbajtjen dhe rëndësinë e këtij libri, raporton Klan Kosova.
Përpara të pranishmëve, kryetarja e Akademisë së Shkencave dhe Arteve, Justina Pula, foli për strukturën dhe përmbajtjen e librit, duke theksuar rëndësinë e analizave të bëra nga autori në lidhje me zhvillimin ekonomik të Kosovës.
Por, vetë autori thotë se Kosova e vendet evropiane janë larg me dekada në aspektin e progresit financiar.
Detaje tjera i gjeni në kronikën më poshtë:


