Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, e ka kritikuar Zyrën e Rregullatorit të Energjisë, për entuziazmin, siç tha ai, për t’i detyruar bizneset të blejnë energjinë në treg të hapur.
Ai është habitur edhe me heshtjen e Qeverisë në detyrë ndaj kësaj situate.
“Çfarë entuziazmi i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë për t’i detyruar bizneset të blejnë energjinë në treg të hapur, ku çmimi është disa herë më i shtrenjtë se çmimi që paguajnë tani?!
Çfarë apatie e Qeverisë për këtë situatë të krijuar?!
Kësaj situate, jo vetëm që i vjen era, por kundërmon”, ka shkruar ai në Facebook.
The post Liberalizimi i tregut të energjisë, Hoti: Kësaj situate, jo vetëm që i vjen era, por kundërmon appeared first on Klan Kosova.