E enjte, 11 Dhjetor, 2025
spot_img
HomeShowbizLëshohet Remzije Osmani, Londrimi vallëzon i emocionuar me këngën e preferuar

Lëshohet Remzije Osmani, Londrimi vallëzon i emocionuar me këngën e preferuar

Banori i njohur i shtëpisë së Big Brother VIP Kosova, Londrimi, ka treguar prej ditësh se ka një lidhje të veçantë me një këngë të Remzije Osmanit, “Ditari”.

Tani, mëngjesin e sotëm, “Vëllai i Madh” vendosi t’i dhurojë një surprizë të këndshme: e lëshoi pikërisht këtë këngë në sfond për banorët.


Reagimi i Londrimit nuk vonoi. Ai u ngrit i kënaqur dhe nuk i ndaloi këngët as për një çast, duke kënduar me zë të lartë dhe duke vallëzuar me entuziazëm për ritmin e muzikës.

Pamja e tij energjike dhe e lumtur shkaktoi buzëqeshje tek disa banorë të tjerë, të cilët ndaluan për një moment për ta parë.

Kënga, e cila ka një vend të veçantë në zemrën e Londrimit, duket se ia ka ngritur humorin dhe e ka bërë më të gjallë mëngjesin brenda shtëpisë së BBVK, duke treguar edhe një herë se muzika ka fuqinë të ndryshojë atmosferën dhe të bashkojë banorët edhe në momente të zakonshme. /Telegrafi/

– YouTube www.youtube.com

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT