Njësiti policor në Leposaviq ka raportuar një incident të ndodhur mbrëmjen e së martës, rreth orës 18:30, derisa ishin duke u furnizuar me derivate.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, një shtetas serb ishte afruar pranë veturës së policisë me një bluzë me mbishkrime provokuese dhe ofenduese, transmeton Klankosova.tv.
I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor, ndërsa pas konsultimit me prokurorin, është iniciuar lënda e rastit, ndërsa i njëjti është liruar në procedure të rregullt.
The post Leposaviq: Shtetasi serb provokon policinë me mbishkrime në bluzë appeared first on Klan Kosova.