Leonardo DiCaprio shkëlqen në premierën e filmit të ri, i mbështetur nga e dashura Vittoria Ceretti

Leonardo DiCaprio shkëlqen në premierën e filmit të ri, i mbështetur nga e dashura Vittoria Ceretti

Leonardo DiCaprio, 50 vjeç, u shfaq në qendër të vëmendjes gjatë premierës botërore të filmit One Battle After Another në Teatrin Kinez TCL në Los Angeles.

Aktori hollivudian u shoqërua nga e dashura e tij, modelja italiane Vittoria Ceretti, 27 vjeçe, e cila, edhe pse nuk pozoi krah tij, e mbështeti nga publiku dhe shkëlqeu me një fustan elegant të bardhë të drapuar.


DiCaprio shfaqi një figurë klasike e të rafinuar, i veshur me një kostum të zi të ngushtë dhe këmishë të bardhë, ndërsa Vittoria mahniti me një veshje me të çara të theksuara që tregonin këmbët e saj të gjata dhe një stilim të plotësuar me bizhuteri diamanti, shkruan DailyMail.

Modelja nuk hezitoi të shfaqte entuziazmin e saj, duke e brohoritur aktorin dhe duke realizuar fotografi nga turmat e adhuruesve.

Ngjarja mblodhi shumë emra të njohur të Hollivudit, përfshirë Sean Penn, Benicio del Toro, Regina Hall dhe Teyana Taylor, të cilët gjithashtu shkëlqyen me pamjet e tyre glamuroze.

Të pranishëm ishin edhe Adrien Brody, Wendoline Christie, Billy Zane, Dove Cameron, Dita Von Teese dhe John C. Reilly, të cilët shtuan një atmosferë të veçantë në tapetin e kuq.

Romanca e DiCaprios dhe Cerettit, e nisur në gusht 2023, vazhdon të tërheqë vëmendjen e medieve.

Edhe pse modelja është parë herë pas here me një unazë në dorë, burime pranë çiftit kanë mohuar thashethemet për fejesë, duke theksuar se ata po shijojnë lidhjen e tyre pa plane të menjëhershme martese. /Telegrafi/

telegrafi.com