Leonardo DiCaprio dhe Al Pacino kanë tërhequr sërish vëmendjen e medieve, pasi u fotografuan duke shijuar një darkë së bashku në restorantin e njohur Madeo në Hollywood, të enjten në mbrëmje.
Dyshja ikonike e kinemasë u panë në humor të mirë, duke dëshmuar edhe një herë miqësinë e tyre të gjatë.
50-vjeçari DiCaprio kishte zgjedhur një paraqitje të thjeshtë dhe tërësisht të zezë, me kapelë sportive dhe xhaketë, duke u përpjekur të qëndronte larg vëmendjes së tepërt.
Ndërkohë, legjenda e filmit, Al Pacino, 85 vjeç, u shfaq më elegant me një xhaketë gri kostumi të kombinuar me pantallona të zeza.
Të dy u panë duke dalë së bashku nga restoranti dhe duke u drejtuar për në të njëjtën makinë.
Në një moment, Leonardo u shfaq i animuar, duke ngritur duart lart gjatë bisedës së tij me Pacinon.
Ata vazhduan të komunikonin edhe gjatë rrugës, me Al të ulur në sediljen e pasme dhe Leonardo në vendin e pasagjerit.
Pamjet treguan atmosferën miqësore mes dy aktorëve që ndajnë një histori të veçantë profesionale.
Dyshja punuan së bashku në filmin e Quentin Tarantino-s, “Once Upon a Time… in Hollywood” (2019), përvojë që DiCaprio e ka cilësuar si një nga momentet më të rëndësishme të karrierës së tij.
Që nga ajo kohë, ata janë parë shpesh duke kaluar kohë në Los Angeles, qoftë në darka private apo ngjarje të rëndësishme.
Takimi i fundit i tyre ndodh pak ditë pasi Leonardo mori pjesë në premierën e filmit të tij të ri, “One Battle After Another”, ku u mbështet nga partnerja e tij, modelja Vittoria Ceretti.
Ndërkohë, Pacino vazhdon të jetë aktiv si figurë ikonike e kinemasë, duke u konsideruar një hap larg statusit të rrallë EGOT falë karrierës së tij të pasur me çmime. /Telegrafi/