Leon Avdullahu vendosi të luaj për Kosovën, Nasufi: Bëri përzgjedhjen e duhur

Leon Avdullahu vendosi të luaj për Kosovën, Nasufi: Bëri përzgjedhjen e duhur

Mesfushori 21-vjeçar i Hoffenheimit, Leon Avdullahu, ka vendosur të përfaqësojë Kosovën, vendin e origjinës së prindërve të tij, duke braktisur mundësinë për të luajtur me Zvicrën.

Trajneri Enis Nasufi thotë se Leoni ka bërë përzgjedhjen e duhur.

“Ai varet prej gjeneve shqiptare, të cilat edhe i ka. Edhe po mendoj që ka bërë një zgjedhje adekuate për atë që e pret në të ardhmen, dhe Përfaqësueses së Kosovës”, shprehet trajneri.

“Është një e mirë për vet reprezentacionin tonë. Ne i urojmë suksese Leonit, Kombëtares dhe Federatës”, tha tutje Nasufi.

Muhamet Dragusha nga ana tjetër thotë se për Leon Avdullahun nuk mund të flitet keq, pasi ai ka vendosur vet të luaj për Kosovën.

“Tani mundësit për Leonin janë më të mëdha. Ai ka vendosur të përfaqësojë Kosovën në mënyrë më të mirë të mundshme”, u shpreh Dragusha.

Ndërkaq Enur Pakashtica thotë se Leoni ka bërë si më së miri, duke u treguar patriot i vërtetë duke zgjedhur të luaj për ngjyrat e Kosovës.

The post Leon Avdullahu vendosi të luaj për Kosovën, Nasufi: Bëri përzgjedhjen e duhur appeared first on Klan Kosova.