Lenovo prezantoi një koncept të ri laptopi në Kongresin Mobil Botëror i cili inkurajon përdoruesit të punojnë në ambiente të hapura duke reduktuar varësinë ndaj kabllove të energjisë.
Yoga Solar PC është një pajisje koncept që ka një panel diellor të integruar në kapakun e ekranit. Mund të shfrytëzojë dritën nga çdo burim për të karikuar baterinë por si çdo pajisje e ngjashme, laptopi ka merr sasinë më të lartë të energjisë duke punuar në ambiente të hapura me diell.
Kompania ende nuk ka folur për plane të lançimit të Yoga Solar PC për konsumatorët. Megjithatë, laptopi tjetër koncept ThinkBook Plus Gen 6, i cili ka një ekran OLED që zgjerohet do të jetë i disponueshëm prej Qershorit 2025 për 3,499 dollarë.
Paneli diellor i Yoga Solar PC përbëhet nga 84 qeliza diellore me dizajnin Back Contact. Paneli ka një konvertim prej 24 përqind të dritës në elektricitet të përdorshëm. Si rezultat është më efikas sesa shumica e paneleve diellore bazuar në silikon dhe që përdoren nga pajisjet elektronike sot.
Konkretisht Lenovo thotë se 20 minuta ekspozim në diell i panelit siguron mjaftueshëm bateri për të parë një video 1 orëshe. Fuqizuar nga procesorët Lunar Lake të Intel, Yoga Solar PC ka 32GB RAM dhe 1TB SSD. Është vetëm 15mm i trashë dhe peshon rreth 1 kilogram. Ekrani ka madhësi 14-inç.
/PCWorld Albanian
https://connect.facebook.net/en_US/sdk.js#xfbml=1&version=v10.0