E martë, 6 Maj, 2025
spot_img
HomeSportLëndohet rëndë sulmuesi i Gjilanit, bartet me autoambulancë nga fusha e blertë...

Lëndohet rëndë sulmuesi i Gjilanit, bartet me autoambulancë nga fusha e blertë – Indeksonline.net

Sulmuesi i Gjilanit, Oltion Bilalli, ka pësuar lëndim të rëndë në një duel në ajër me portierin e Malishevës, Ilir Avdylin.

Aksidentalisht, Avdyli ka goditur sulmuesin e “Skifterave”, në tentim për të dëbuar topin me grusht, shkruan IndeksOnline.

Në fushë është obliguar të hyjë autoambulanca, për të bartur Bilallin drejt emergjencës.

Loja mes Gjilanit dhe Malishevës është ndërprerë përkohësisht, teksa rezultati aktual është 0:0./IndeksOnline/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT