Një burrë dyshohet se është rrëzuar në vendin e punës në Prishtinë, duke pësuar lëndime trupore.
Sipas Policisë së Kosovës, viktima është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK, derisa një person është intervistuar në cilësinë e të dyshuarit, dhe i njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, transmeton Klankosova.tv.
“Një mashkull kosovar ka pësuar lëndime trupore pasi që dyshohet se është rrëzuar derisa ishte në vendin e punës. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK. Lidhur me rastin është intervistuar një i dyshuar mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së.
The post Lëndohet punëtori në Prishtinë, arrestohet një i dyshuar appeared first on Klan Kosova.