Një zjarr fushor është raportuar të ketë shpërthyer të shtunën pasdite në fshatin Gregjenik të Kamenicës.
Sipas raportit policor, gjatë përpjekjeve për ta shuar zjarrin, lëndime trupore ka pësuar një zyrtar policor, transmeton Klankosova.tv.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe njësitë e zjarrfikësve, të cilët kanë arritur ta lokalizojnë zjarrin.
Viktima ka marrë tretman mjekësor në vend, ndërsa më pas është dërguar në QKUK në Prishtinë për trajtim të mëtutjeshëm.
Rasti është nën hetime!
The post Lëndohet polici gjatë shuarjes së një zjarri në Kamenicë appeared first on Klan Kosova.