E hënë, 21 Prill, 2025
spot_img
HomeLajmeLëndohet një person si pasojë e shpërthimit në një objekt në Prishtinë

Lëndohet një person si pasojë e shpërthimit në një objekt në Prishtinë

Një person është lënduar si pasojë e një shpërthimi që ka ndodhur në një objekt në rrugën “Kadri Zeka” sot në Prishtinë.

Flora Ahmeti, zëdhënëse në Policinë e Kosovës për Prishtinën, për Klankosova.tv ka pohuar se shpërthimi ka ndodhur rreth orës 16:30.

“Sot rreth orës 16:30, kemi pranuar informatën për një shpërthim në një objekt në rrugën ‘Kadri Zeka’ në Prishtinë. Si pasojë e shpërthimit, lëndime ka pësuar një person i cili është dërguar për tretman mjekësor”, ka thënë Ahmeti.

Ajo tha se Policia në koordinim me prokurorinë po kryejnë veprimet e nevojshme lidhur me këtë ngjarje.

Klankosova.tv, nga burime të veta, ka mësuar se shpërthimi ka ndodhur në kolegjin privat “Heimerer” në Veternik të Prishtinës.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT