Lëndohet një person në Ferizaj, i bie një objekt në kokë derisa po ecte

Lëndohet një person në Ferizaj, i bie një objekt në kokë derisa po ecte

Një person ka pësuar lëndime trupore pasi i ka rënë një objekt i fortë në kokë, derisa po ecte pranë një objekti në ndërtim në Ferizaj.

Sipas raportit 24-orësh, ngjarja ka ndodhur pasditen e djeshme, ndërsa viktima është dërguar për trajtim mjekësor.

Policia ka njoftuar se rasti është duke u hetuar.

The post Lëndohet një person në Ferizaj, i bie një objekt në kokë derisa po ecte appeared first on Klan Kosova.