Lëndimi i Yamal duket serioz, Flick nuk e fton për ndeshjen ndaj Newcastle

Lëndimi i Yamal duket serioz, Flick nuk e fton për ndeshjen ndaj Newcastle

Hansi Flick njoftoi sot (e mërkurë) listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjen kundër Newcastle United, disa minuta para se skuadra të hipte në fluturimin e saj për në Angli.

Ashtu siç pritej, Lamine Yamal nuk është midis të përzgjedhurve për këtë ndeshje, pasi vazhdon të ketë probleme me fundin e barkut.


Yamal nuk është stërvitur ende me ekipin që nga rikthimi i tij nga grumbullimi me kombëtaren e Spanjës për ndeshjet e shtatorit.

Ai bëri disa ushtrime në palestër të hënën dhe të martën dhe për këtë arsye po qëndron në Barcelonë për të vazhduar rikuperimin e tij.

Reprezentuesi spanjoll ishte jashtë loje edhe kundër Valencias të dielën e kaluar. Mbetet të shihet nëse do të jetë i gatshëm për ndeshjen kundër Getafes .

Nga ana tjetër, Frenkie de Jong është përfshirë në skuadër. Holandezi ka punuar me grupin që nga e premtja e kaluar, megjithëse ishte në tribuna kundër Valencias.

Mesfushori pësoi një dëmtim të lehtë në muskulin e jashtëm në këmbën e djathtë gjatë kohës së tij me Holandën.

Në listë nuk mungojnë as yjet tjerë të skuadrës si Pedri, Robert Lewandowski, Raphinha dhe Pau Cubarsi. /Telegrafi/