Lekaj-Perlaskaj: Kritikat e Plenkoviqit ndaj BE-së tregojnë mbështetjen e tij për Kosovën

Kritikat e Plenkoviqit ndaj BE-së për Banjskën, Lekaj-Perlaskaj: Tregoi se është mbështetësh i fortë i Kosovës

Ermina Lekaj-Perlaskaj, Këshilltare Speciale e Ministrit të Punëve të Jashtme të Kroacisë për Ballkanin Perëndimor, ka komentuar deklaratat e kryeministrit kroat Andrej Plenkoviq në Forumin e Bledit, ku ky i fundit kritikoi Bashkimin Evropian për heshtjen ndaj sulmit serb në Banjskë.

Në një intervistë për “Edicionin Special” në Klan Kosova, ajo tha se Plenkoviq me këtë qëndrim dëshmoi mbështetjen e tij të fuqishme për Kosovën.

“Në Forumin e Bledit, Plenkoviq në mënyrë të hapur u shpreh i pakënaqur me qëndrimin e Bashkimit Evropian për rastin e Banjskës, pasi BE-ja nuk ka reaguar siç është dashur. Përkundrazi, e ka relativizuar këtë dhunë, e cila dihet qartë se është organizuar dhe sponsorizuar nga shteti i Serbisë”, tha Lekaj-Perlaskaj.

Ajo shtoi se përmes këtij qëndrimi, kryeministri kroat tregoi se është një përkrahës i fortë i shtetit të Kosovës.

 

The post Lekaj-Perlaskaj: Kritikat e Plenkoviqit ndaj BE-së tregojnë mbështetjen e tij për Kosovën appeared first on Klan Kosova.