Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, thotë se është koha që kryeministri në detyrë, Albin Kurti, të lëshojë rrugë dhe t’ia dorëzojë dikujt tjetër postin e kryeministrit, në mënyrë që të zhbllokohen institucionet e vendit.
Lekaj deklaroi se Kosova ndodhet në një krizë serioze politike e institucionale, pasi Kuvendi ende nuk është konstituuar.
“Kosova ka një krizë politike, institucionale, sepse nuk kemi parlament, që e monitoron qeverinë, dhe kemi një qeveri të dorëhequr, që ia kufizon mandatin, edhe kryeministrit edhe dikastereve. Kjo ka shkaktuar problem edhe në ekonominë e Kosovës, e sidomos edhe në proceset ndërkombëtare. Është për t’u çuditur që Kurti pas zgjedhjeve nuk ka ditur ta menaxhojë situatën, thua që e ka fituar shumicën parlamentare dhe është i vetmi që mund ta formojë qeverinë e konstituojë Kuvendin”, tha Lekaj.
Ai theksoi se përgjegjësia për këtë bllokim bie mbi Albin Kurtin dhe Lëvizjen Vetëvendosje, duke akuzuar ata për synimin që vendi të shkojë sërish në zgjedhje, ndërsa faji t’i faturohet ish-opozitës.
“Përgjegjësia kryesore i bije Kurtit e VV, dhe ajo që kam parë për këta muaj, krejt politika e tyre, është që të krijohet një narracion, që nëse shkohet në zgjedhje atëherë t’i bie faji opozitës. Këtë drejtim, është duke gabuar, është duke i shkaktuar problem vendit, e sidomos qytetarëve të Kosovës”, u shpreh ai në T7.
Sipas Lekajt, për të dalë nga kjo situatë, Kurti duhet të heqë dorë nga ngurtësia politike dhe të marrë shembull nga e kaluara institucionale e vendit.
“Ka ardh kohë, ose Kurti të lëshojë pe sa i përket krijimit të institucioneve, të mos jetë i ngurtë, të kthehet nga ish-opozita. Po e marr shembullin e ish-presidentit Rugova, ne Aleanca i kemi pas diku 9 deputetë, edhe pse ka qenë partia e parë, ia ka ofruar pozitën e kryeministrit, Haradinajt”, përfundoi ai.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);