E enjte, 11 Dhjetor, 2025
spot_img
HomeLajmeLekaj i bindur që VV-ja në zgjedhjet e dhjetorit nuk i merr...

Lekaj i bindur që VV-ja në zgjedhjet e dhjetorit nuk i merr as 40%  (VIDEO)

Kandidati i AAK-së për deputet, Pal Lekaj ka folur për rezultatin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme që do të mbahen më 28 dhjetor.

Në emisionin “DPT te Fidani” në Klan Kosova tha se Lëvizja Vetëvendosje nuk i merr as 40 për qind të votave.

“Qytetari ka me vendosë më 28 dhjetor që me ia tregu vendin. Të jeni të bindur që as 40 për qind. Jemi gjallë e shëndosh, prapë do të vijë”.

“Unë mendoj që më 28 dhjetor, Kurti do të bindet që ka krijuar një strategji të gabuar, që ka menduar që i mashtron lehtë qytetarët. Qytetari jonë nuk mashtrohet”, u shpreh ai./Klankosova.tv

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT