Nënkryetari i AAK-së, Pal Lekaj, ka folur për rezultatin e zgjedhjeve lokale që kjo parti ka marrë, duke thënë se janë befasuar me shkuarjen në balotazh në Gjakovë, Suharekë, Rahovec e Klinë.
Sipas Lekajt, duke u bazuar në kandidatët e tyre në këto katër komuna nuk është dashur që të shkohet në rundin e dytë.
“Ata kanë dëshmuar se janë për t’u shërbyer qytetarëve dhe kanë bërë projekte zhvillimore që kanë ndikuar drejtpërdrejt në jetën e qytetarëve. Prandaj, më çudit fakti pse nuk e kanë kryer në rundin e parë, por janë me diferencë të madhe, përveç në Rahovec”.
“Jam i bindur se në Gjakovë gara është pothuajse e përfunduar. Po ashtu në Rahovec, nëse vlerësohet puna e kryetarit Smajl Latifit, mendoj se as aty nuk do të kemi probleme. Mos të flasim për Suharekë dhe Klinë se diferenca është shumë e madhe”, tha Lekaj në “DPT te Fidani” në Klan Kosova.
Tutje, ai u shpreh se mendon që ata që prijnë në balotazh, do të jenë fitues të zgjedhjeve në rundin e dytë.
The post Lekaj: Gara në Gjakovë është pothuajse e përfunduar (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.