E enjte, 11 Dhjetor, 2025
spot_img
HomeLajmeLejimi i Izraelit në Eurovision, bojkotit i bashkohet edhe shteti i pestë...

Lejimi i Izraelit në Eurovision, bojkotit i bashkohet edhe shteti i pestë evropian

Pas Spanjës, Irlandës, Holandës dhe Sllovenisë, edhe Islanda ka thënë se do ta bojkotojë garën e famshme evropiane të këngës për vitin e ardhshëm, Eurovision 2026.

Të gjitha këto shtete janë tërhequr nga gara pasi pjesëmarrja e Izraelit u konfirmua zyrtarisht javën e kaluar, raporton televizioni BBC.

“Pjesëmarrja e transmetuesit kombëtar izraelit, Kan, në garë ka krijuar mungesë uniteti në mesin e anëtarëve të Unionit të Transmetuesve Evropianë (EBU) dhe publikut të përgjithshëm” – tha në një deklaratë televizioni islandez, RUV.

Islanda që më parë kishte dhënë shenja se nuk do të merrte pjesë në garën e vitit të ardhshëm, por donte të priste derisa çështja të diskutohej nga bordi i drejtorëve të mërkurën.

Takimi i bordit u mbajt vetëm disa orë para se të kalonte afati që shtetet të konfirmonin nëse do të merrnin pjesë në atë që pritet të jetë edicion festiv i 70-vjetorit të Eurovisionit në Austri në majin e vitit të ardhshëm.

Izraeli ka marrë pjesë në Eurovision që nga viti 1973, sepse televizioni publik i tij është anëtar i Unionit të Transmetuesve Evropianë, i cili e organizon garën muzikore.

Izraeli e ka fituar katër herë vendin e parë në Eurovision – së fundi në vitin 2018 – dhe vitin e kaluar doli në vendin e dytë.

Megjithatë, prania e këtij vendi në Eurovision ka qenë burim tensionesh për shkak të luftës në Gaza dhe shqetësimeve rreth proceseve të votimit dhe fushatës, përfshirë akuzat se Qeveria e Izraelit u mundua të ndikonte në votat e publikut në edicionin e vitit të kaluar.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT