E hënë, 21 Prill, 2025
spot_img
HomeSportLegjendat e sportit vendor e ndërkombëtar, vlerësojnë lartë kontributin e emisionit "Asist"

Legjendat e sportit vendor e ndërkombëtar, vlerësojnë lartë kontributin e emisionit “Asist”

Emisioni i vetëm kushtuar 100% basketbollit, mbrëmë shënoi 600 paraqitje televizive.

Rolin, peshën dhe kontributin e “Asistit”, e çmuan lartë, emra të njohur të sportit vendor e ndërkombëtar, njofton Klankosova.tv.

Punën e gazetarit Agon Fehmiu dhe ekipit të tij, e kanë vlerësuar shumë, kampionët olimpik të xhudos, Distria Krasniqi e Driton Kuka.

Ky i fundit madje bëri të ditur se do të dëshironte shumë që edhe sporti ku ai bënë pjesë, ta kishte një program të tillë, siç është “Asisti”.

Për emisionin i cili transmetohet çdo të hënë, ekskluzivisht në kanalin Sport 1 të platformës kryesore shqiptare, Art Motion dhe në televizionin numër një në vend, konsideratë të lartë shfaqën edhe emra të shquar të basketbollit ndërkombëtar.

Klan Kosova, Gordan Giriçek ish yll i NBA dhe Euroleague-së , kampioni i Euroleagues me Panathinaikosin, Damir Mullaomeroviq njëherësh ish lojtar i Real Madridit dhe Efes Pilsenit, si dhe ish lojtari i Euroleagues dhe aktualisht trajneri i dekadës me 10 trofe të fituar në Kosovë, Adis Beçiragiqi.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT