Legjenda zvicerane Frei flet nëse gjithçka në grup mund të vendoset në ndeshjen e fundit Kosovë-Zvicër

Legjenda zvicerane Frei flet nëse gjithçka në grup mund të vendoset në ndeshjen e fundit Kosovë-Zvicër

Pavarësisht ecurisë pothuajse perfekte të Zvicrës në kualifikimet për Kupën e Botës 2026, sfida kundër Kosovës në Prishtinë mund të ndryshojë gjithçka.

Zvicra ka treguar një formë të qëndrueshme dhe luftë në maksimum në të gjitha ndeshjet e fundit, duke treguar se nuk do të jetë e lehtë për skuadrat më të forta evropiane.


Ish-sulmuesi zviceran Alexander Frei nuk duket shumë i shqetësuar për rrezikun që mund t’i vijë Zvicrës nga Kosova, por pranon se ndeshja në Prishtinë mund të jetë një test i vërtetë.

“I vetmi kërcënim është që Kosova të fitojë në Slloveni dhe Zvicra të humbë ose të barazojë kundër Suedisë. Edhe atëherë, një pikë në Prishtinë do të mjaftonte. Nuk shoh asnjë kërcënim dhe nuk e di se kush mund ta largojë Zvicrën nga vendi i parë”, deklaroi Frei për Blick.

Kosova ka shfaqur një ekuilibër të mirë mes lojtarëve të rinj dhe veteranëve, duke treguar strategji të qarta dhe fleksibilitet taktik. Për Frei, skuadra aktuale zvicerane mund të përballet me një brez të artë të Kosovës që ka ambicie të mëdha për Kampionatin Botëror 2026.

Ndërkohë, Frei u ndal edhe te kapiteni i Zvicrës, Granit Xhaka, që vazhdon të jetë shtylla e kombëtares helvetike.

“Duhet të përcaktoni se cila është puna e Granit Xhakës. Ai ka aftësi strategjike, aftësi të jashtëzakonshme futbollistike dhe është një organizator në qendër të mbrojtjes. Çdo sulm zviceran është orkestruar nga Xhaka. Ai siguron ekuilibër dhe organizim dhe, përveç një ose dy ndeshjeve ndërkombëtare, thjesht nuk dështon kurrë”, deklaroi Frei. /Telegrafi/