Tuesday, March 24, 2026
spot_img
HomeLajmeLegjenda e futbollit sllovak paralajmëron një ndeshje të vështirë: Kosova më e...

Legjenda e futbollit sllovak paralajmëron një ndeshje të vështirë: Kosova më e fortë se sa e imagjinonim

Legjenda sllovake e futbollit, Lubomir Moravcik, ka paralajmëruar se ndeshja e Sllovakisë ndaj Kosovës do të jetë e vështirë, duke theksuar cilësinë e ekuilibruar të skuadrës kosovare.

Ndeshja zhvillohet të enjten me fillim nga ora 20:45 në stadiumin nacional në Bratisllavë, ku ‘Dardanët’ do të kërkojnë fitoren për të arritur finalen e ‘play-off’-it, aty ku hipotetikisht do të përballeshin me fituesin e çifit tjetër Turqi-Rumani.

Moravcik ka pranuar se më parë kishte nënvlerësuar Kosovën, duke menduar se skuadra e udhëhequr nga Franco Foda kishte vetëm dy ose tre lojtarë të nivelit shumë të lartë. Ai tha: “Mendova se Kosova kishte dy ose tre yje si ne, por jo. Formacioni i tyre është i një cilësie të ekuilibruar. Rezultatet në grup thonë gjithçka. Por fakti që po luajmë në shtëpi është gjëja më e rëndësishme për ne”.

Moravcik shtoi se Kosova ka disa lojtarë nga ligat gjermane, spanjolle dhe italiane, duke theksuar se përvoja nga këto liga i përgatit për kualifikime:

“Kosova ka disa lojtarë nga ligat gjermane, spanjolle dhe italiane. Ndeshjet në këto gara të përgatitin për kualifikim”.

Ai nuk e cilësoi Kosovën si favorite, por paralajmëroi se nuk do të jetë një ndeshje e lehtë:

“Nuk dua të them se janë favoritë, por nëse i shoh ligat në të cilat luajnë, janë më të mira. Nuk mendojmë se do të vijë ndonjë Kosovë e vogël. Do të jetë një ndeshje shumë e vështirë”.

Në këtë kontekst, sulmuesi kosovar Vedat Muriqi ka deklaruar për FIFA-n se mund të dalë në pension i lumtur nëse Kosova arrin të kualifikohet për në Kupën e Botës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT