E diel, 8 Qershor, 2025
spot_img
HomeShowbizLedioni ironizon me Arbanën? Mbyll Prime-n me mesazhe që ndezën rrjetet sociale...

Ledioni ironizon me Arbanën? Mbyll Prime-n me mesazhe që ndezën rrjetet sociale – Telegrafi

Finalja e madhe e “X Factor Albania” solli jo vetëm emocione muzikore, por edhe një moment të shumëpritur për publikun shqiptar: rikthimin televiziv të Arbana Osmanit.

Pas një mungese të gjatë nga ekrani, moderatorja e njohur u shfaq për herë të parë në TV Klan, ku u ftua nga Alketa Vejsiu për të komentuar karrierën e saj dhe për të zbuluar arsyet e largimit nga Top Channel.

Arbana u shpreh se ishte ajo vetë që kishte vendosur të tërhiqej përkohësisht nga televizioni. Ajo theksoi se ndjeu nevojën për një pauzë, për të rigjetur veten dhe për të kuptuar drejtimin e mëtejshëm të jetës së saj personale dhe profesionale. Por deklarata e saj duket se nuk është pritur njësoj nga të gjithë.

Foto: Screenshot/TikTok

Vetëm pak ditë më pas, gjatë një prej mbrëmjeve “prime” të Big Brother VIP Albania, Ledion Liço, aktualisht moderatori i spektaklit në Top Channel, u duk se lëshoi një thumb të koduar, por shumë të qartë për publikun.

Ledioni e nisi spektaklin me përshëndetjen karakteristike të Arbanës: “Mirëmëngjes yje”, një frazë tashmë ikonike për moderatoren.

Foto: Screenshot/YouTube

Ndërsa mbrëmjen e mbylli me një mesazh të fortë që shumëkush e pa si thumbim: “Ka diçka më të ulët dhe më të rrezikshme sesa të gënjesh të tjerët – është të gënjesh veten.”

Për ndjekësit e vëmendshëm të televizionit, kjo deklaratë u përjetua si një referencë e drejtpërdrejtë ndaj Arbana Osmanit dhe intervistës së saj në TV Klan.

Komentet në rrjet shpërthyen menjëherë, me shumë përdorues që spekuluan se Ledioni po e vinte në pikëpyetje versionin e Arbanas për largimin nga televizioni ku ajo kishte ndërtuar një pjesë të rëndësishme të karrierës.

Kjo nuk është hera e parë që mes figurave të njohura të ekranit ndodhin shkëmbime indirekte të tillë, por në këtë rast, ndjeshmëria është edhe më e madhe për shkak të kalimit të Arbanës nga një televizion i madh në një tjetër. /Telegrafi/

window.fbAsyncInit = function() {
FB.init({
appId: ‘220167648175857’,
xfbml: true,
status: true,
version: ‘v2.10’
});
FB.AppEvents.logPageView();
};
(function(d, s, id) {
var js, fjs = d.getElementsByTagName(s)[0];
if (d.getElementById(id)) {
return;
}
js = d.createElement(s);
js.id = id;
js.src = “https://connect.facebook.net/en_US/sdk.js”;
fjs.parentNode.insertBefore(js, fjs);
}(document, ‘script’, ‘facebook-jssdk’));

! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ? n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’, ‘//connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘260833360772983’);
fbq(‘track’, “PageView”);

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT