12:01 / E Martë, 29 Prill 2025 / A. M.
Trajneri Liridon Leci ka dhënë dorëheqje nga posti i tij në krye të KF Rahovecit, pas një sezoni të vështirë që nuk arriti të përmbushte objektivin e qëndrimit në Ligën e Parë.
“Pasi nuk ishte e mundur për të arritur objektivin e qëndrimit në Ligën e Parë, trajneri Liridon Leci ka paraqitur dorëheqjen e tij nga drejtimi i KF Rahovecit. Klubi e ka pranuar dorëheqjen, duke e falënderuar Lecin për angazhimin dhe punën e tij gjatë këtij sezoni”, thuhet në njoftimin zyrtar të publikuar në Facebook.

Në tri javët e mbetura të kampionatit, Rahoveci do të drejtohet nga një staf i përkohshëm, teksa drejtuesit kanë paralajmëruar riorganizim të thellë për sezonin e ardhshëm, me synim rikthimin e shpejtë në elitën e futbollit kosovar.
Pavarësisht largimit nga pankina e Rahovecit, Leci do të vazhdojë të jetë aktiv në futboll, duke mbetur pjesë e emisionit sportiv “Dueli Sportiv” si analist.
Leci më herët kishte shpëtuar Flamurtarin nga rënia në ligë, ndërsa me grupmoshat e Ferizajt kishte treguar një performancë të qëndrueshme.