E hënë, 21 Prill, 2025
spot_img
HomeSportLecce e Ylber Ramadanit e mbyll vitin me humbje, Como merr 3...

Lecce e Ylber Ramadanit e mbyll vitin me humbje, Como merr 3 pikë

E humbi penalltinë në pjesën e parë.

Por Nico Poz e përmirësoi vetën, duke shënuar katër minuta pasi nisi fraksioni i dytë në duelin ndaj Lecces.

Këta të fundit e nisën takimin pa reprezentuesin e Shqipërisë, Ylber Ramadanin, për të cilin nuk pati fare minuta gjatë këtij ballafaqimi kampional, njofton Klankosova.tv.

Në stol te Lecce ishte edhe shqiptari tjetër, Dario Daka.

Futbollisti i cili asistoi në golin e parë, Patrick Cutrone, e dha vulën për fituesin e kësaj përballje, duke shënuar në minutën e 79-të.

Pas kësaj fitore, Como shkon në kuotën e 18 pikëve dhe zë vendin e 15-të, duke e kaluar Leccen në tabelë, e cila me 16 pikë bie te pozita e 16-të, raporton Klankosova.tv.

Kampionati italian i futbollit, Serie A, e mbyll vitin 2024 me ndeshjen Bologna – Verona, e cila transmetohet direkt në kanalin Sport 1 të platformës kryesore shqiptare, Art Motion!

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT